Ish-deputeti Myslim Murrizi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka sulmuar deputetët e zgjedhur të Partisë Demokratike, të cilët vijnë nga partitë aleate.
Ai thotë se ka qenë 90 ditë në çadër dhe nuk ka votuar asnjë ligj të Rilindjes nga 2017-2021, por sërish është shpallur “armik” nga demokratët, ndërkohë që akuzon Shpëtim Idrizin, Mesila Dodën dhe Nusret Avdullan se mezi po presin të bashkëpunojnë me Ramën në të “mirë” të demokratëve.
Sipas tij, në muajt e ardhshëm do të shihet se sa nga deputetët e PD janë vërtetë të Partisë Demokratike, pasi një pjesë e tyre janë nga partitë e tjera.
Postimi i Murrizit:
“Une me MIKUN tim Mario Mahmutaj, deputeti i listes se Lulit por i partise se Shpetimit me shefat dhe miqte e tij
Une nga viti 2013-2017 ne opozite me qeverine Rama-Meta dhe kryetar i opozites dega Lushnje, kryetari i sotem i ketij vartesit te Rames qeverisi 4 vjet me Ramen dhe Meten
Une me Marion 90 dite ne çader, Shpetimi me Mesilen 48 muaj ne qeveri dhe bene reformen teritoriale e zgjodhen Meten president
Une nuk kam votuar asnje ligj te rilindjes nga 2017-2021, Shpetimi, Mesila dhe deputeti nr 5 i listes se Lulit ne Fier mezi presin te bashkepunojne per te “ mire” te demokrateve me Ramen nga shtatori 2021-2025
Une shpallen “ armik” per DEMOKRATET
Shpetimi me grupin e tij eshte mik per demutkratet
Kjo tregon qarte se si i trajton padrino ushtaret dhe sa me qejf e hane ushtaret gjellen me krimba ose çdo tas me çorbe te qelbur po jua dha per te ngrene kapo
Ne muajet e ardheshem do shikojme se sa deputet jane te DEMOKRATEVE dhe sa jane te DEMUTKRATEVE, sepse nga emrat jane 3 te PR, 3 te PDIU, 1 PAA, 1 PPDNJ dhe 1 LZHK, 1 i huazuar nga PDIU tjeter, 3 nga ish BRPSH dhe jo pak te tjere ish spiune sigurimi
I ftoj publikisht te gjithe deputetet e opozites qe i perkasin datelindjes deri ne vitin 1974 ( pra kush ka qene 16 vjeç ne dhjetor 1990)qe perpara se te bejne betimin me date 9 shtator,te shkojne te marin çertifikaten e pastertise se figures tek autoriteti i dosjeve te ish sigurimit te shtetit nese kane kellqe.”, ka shkruar Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post