Një skandal i madh del ne drite pak ore pas arrestimeve në Kavajë, “RANISHTJA” ku janë arrestuar e ndaluar 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë publikë, si dhe eshte shpallu në kërkim një tjetër zyrtarë.
Gjatë hetimit pro – aktiv 9 mujor, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke abuzuar me detyrën funksionale, kanë falsifikuar dhe tjetërsuar 36 hektare tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Spille Kavajë.
Këtë sipërfaqe e kanë regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Kavajë (ZRPP), duke përfituar padrejtësisht në interes të tyre dhe personave të tjerë.
Sakaq, Report Tv, zbulon emrat e përfituesve të 36 ha tokë nëpërmjet falsifikimit, në zonën e bregut të Spillesë.
Ata janë familjarë të drejtuesve dhe ish-drejtuesve lokalë, si ish-kryebashkiaku Elvis Roshi dhe ish-kryetari i PS për Kavajën, Gentjan Daja.
Në bazë të dokumentave zyrtarë, të vendosura në dispozicion të gjykatës, rezulton se kanë përfituar toka nga skema mashtruese familjarë e dy ish-zyrtarëve të lartë të PS, si dhe familjarë dhe të afërm fisnorë të nënprefektit të Tiranës, Fatos Kaja, si edhe të ish-kryetarit të Komunës Kryevidh, Nezir Leçini.
Këta persona, siç rezulton nga dokumentat zyrtarë, kanë qenë përfitues të drejtëpërdrejtë ose e kanë marrë pronësinë nëpërmjet transaksioneve nga shtetas të tjerë. Në disa raste, rezulton se familjarët e drejtuesve lokalë, pasi janë bërë pronarë, ua kanë shitur tokat e tyre kompanive ndërtuese për zhvillimin e tyre.
Diskutime rreth kësaj post