Nje situate e turpshme dhe e patolerueshme me tekstin e Gjuhës Shqipe për klasat e 10-ta. Denoncimi vjen nga aktivisti Altiz Hazizaj i cili e cilëson këtë “shpëlarje truri”.
Nxënësit pyeten “Pse nuk kemi shoqëri civile”, duke e marrë të mirëqenë që në Shqipëri nuk ka shoqëri civile. Ky tekst ka si autorë: Rita Petron, Linda Menikun dhe Aljula Jubanin.
“Shume e turpshme dhe e patolerueshme që fëmijëve të klases së 10 iu jepen paçavure të tilla për të lexuar dhe komentuar! Shpëlarje truri nga njerëz që me c’duket komunizmi ju ka bërë lobotomi! Turp edhe për këdo redaktor shkencor që ua ka miratuar këtë tekst! Shoqëria civile, pavarësisht se ka mijëra probleme, lufton cdo dite me sukses për qytetarët!
Nëse ka mbetur pak fryme demokracie ende në këtë vend është falë shoqërise civile! Për të ardhur keq se çfarë duhet të lexojnë fëmijët në shkollë! Ky quhet arsimim!” shkruan Azizaj.
Diskutime rreth kësaj post