Zëvendës ministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla thotë masat e reja u morën nga Komiteti Teknik dhe sipas tij kryeministri Edi Rama në këtë fushë ka një rol tepër të vogël.
Ai i cilësoi spekulimet se, kryeministri vendos masat në luftën ndaj COVID-it si teori konspirative.
“Shpresoj dhe diçka tjetër, që kjo masë të ketë një efekt emocional të njerëzit, në rritjen e përgjegjësisë. Pra të mbajmë maskën. Ulja do të thotë çështje ekonomike, që prek buxhetin e shtetit. Atëherë duhet që të ketë impakt tronditës për ndërgjegjen e gjithsecilit prej nesh. Maska, distanca, karantina kur është e nevojshme. Masat aty janë, por problemi është që mos të shkojmë tek maskat. Fakti që opozita e përdor këtë krizë për së mbrapshti, ky është problem. Këtu kur afron zgjedhjet lulëzojnë teoritë konspirative. (A i merr kryeministri masat e vendosura?) Kjo është larg çdo logjike që qeveria të marrë masa në raport me fushatën zgjedhore. Mënyra se si e ka menaxhuar qeveria këtë situatë është shumë e mirë. Ju them sinqerisht që Komiteti Teknik vendos gjithçka. Unë nuk paragjykoj ato që thotë zoti Kalo, ai është mjek i nderuar, por problemi është këtu. Komiteti Teknik i jep të dhënat qeverisë dhe Rama ka një hapësirë të vogël vendimmarrje. Është jashtë çdo lloj hapësire e qeverisë shqiptare për të luajtur në fushatën zgjedhore. Nuk ndodhin gjëra të tira në një vend si i yni, ndodh vetëm në diktaturë”, tha Nikolla.
Diskutime rreth kësaj post