Presidenti Recep Tayyip Erdogan reagoi ndaj Kryeministrit të Greqisë, Qiriakos Mitsotakis duke thënë: ”Njihi limitet e tua”.
Presidenti dhe Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), në fjalimin e mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar, duke bërë të ditur se tha që mund të bisedojnë për çështjen e zgjidhjes së problemeve ndërmjet Turqisë dhe Greqisë, iu drejtua Kryeministrit grek duke thënë:
“Unë them që mund të bisedoj, Miçotaqis bën deklaratë dhe sfidon. Si mund të takohemi pasi ti të kesh bërë këtë sfidë? Së pari do t’i njihni kufijtë tuaj. Nëse nuk i njihni, atëherë keni shkelmuar tryezën, keni ikur. Nëse ikni kështu, ne nuk mund të ulemi në tavolinë me jy. Ju u besoni disa maleve, në ato male që ju besoni ka rënë dëborë, asnjë prej tyre nuk do t’ju ndihmojë. Por ne e bëjmë vetë punën tonë, kështu që ju do t’i njihni mirë turqit”.
Ai tha gjithashtu se e gjithë bota duhet ta dijë se Turqia nuk do të lejojë edhe më shumë që turqit të vuajnë moszgjidhjen e problemit të Qipros, që vazhdon prej gjysmë shekulli.
“Është e qartë se çfarë bëni në ishull. Tek kush keni besim? Do t‘ju vijë ndihmë nga ndonjë vend, kësaj i besoni? Gaboheni nëse i besoni kësaj. Të vijë nga të dojë, duhet të dini se Turqia qëndron në këmbë, në vendin e saj dhe di të bëjë atë që duhet atëherë kur është e nevojshme”, tha Presidenti turk.
Duke bërë të ditur se po të vihen re deklaratat e palës greko dhe greko-qipriote, duket se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e tyre ndaj turqve të Qipros, Erdogan tha: “Në Qipro nuk ka mbetur rrugëzgjidhje tjetër përveç zgjidhjes me dy shtete, Doni pranoni, doni mos pranoni”.
Diskutime rreth kësaj post