Doris Pack, politikane e mirënjohur, anëtare e këshillit të Fraksionit Evropian të partive popullore, ka publikuar një status në Twitter ku kritikon publikisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.
Ajo ka shprehur indinjatë për qëndrimin e mbajtur prej tij ndaj mbështetjes së ofruar nga KE dhe BE që Teatri Kombëtar i Tiranës të vendoset në listën e 7 më të rrezikuarve të Europa Nostra.
Në deklaratën e bërë nga KE:
Komisioni Evropian mbështet iniciativën e Europa Nostras të quajtur “7 sitet më të rrezikuara”, në partneritet me Institutin Evropian të Bankës së Investimeve, si dhe objektivin kryesor të tij, që është ruajtja e trashëgimisë kulturore të Evropës. Komisioni Evropian së bashku me Delegacionin e BE-së në Shqipëri inkurajojnë të gjitha institucionet kombëtare përkatëse të promovojnë bashkëpunimin me palët e investuara në fushën e trashëgimisë.
Ndërsa kryebashkiaku Veliaj me paturpësi ka deklaruar pas mbështetjes së shprehur nga BE dhe KE se do vijojë prishja e godinës pas përfundimit të situatës së krijuar prej pandemisë.
Pack ka kritikuar ashpër edhe kryeministrin Rama duke e quajtur inkurajues të vendimit të prishjes së këtij institucioni që duhet të jetë pjesë e trashëgimisë botërore.
Statusi në Twitter i Doris Pack drejtuar Ramës dhe Veliajt:
Kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk shfaqi respekt për vendosjen nga Europa Nostra të Teatrit Kombëtar në listën e trashëgimisë kulturore të veçantë që duhet ruajtur e për të cilën duhet pasur kujdes. Ai premton të vazhdojë me shkatërrimin shpejt pasi pandemia të ketë përfunduar. Ç’politikan i padenjë!
Ishte kryeministri #Rama me shumicën e tij socialiste që nacionalizoi këtë ndërtesë. Është gjithashtu #Rama, i cili do të fillojë negociatat me #EU. Ai duhet të ndalojë kryebashkiakun. #EU dhe #EUROPANOSTRA duhet të reagojnë urgjentisht.
Diskutime rreth kësaj post