Sot nëpër rrugët e Spanjës u panë të dilnin shumë njerëz, pasi qeveria mori vendimin e lehtësimit të masave kufizuese. Çiklistët dhe vrapuesit dolën në rrugë dhe në bregdetet e të Spanjës ndërkohë që kryeministri bëri thirrje që publiku të veprojë me përgjegjësi.
Vendet e tjera evropiane gjithashtu kanë filluar të dalin gradualisht nga bllokimi.
Dje, Austri ‘braktisi’ kufizimet e lëvizjes, pasi ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anschober njoftoi një plan udhërrëfyes në fillim të kësaj jave.
Austria e liroi karantinën e saj të hershme, dhe dyqanet e vogla u lejuan të hapen në mes të prillit.Restorantet do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbylluara deri më 15 maj.
Sot në Madrid u lejuan lojërat individuale të shpallura nga Ministri i Shëndetësisë Salvador Illa të enjten.
Të rriturit që duan të bëjnë sport individual si vrapimi dhe çiklizmi, u është thënë se duhet të dalin nga ora 6 deri në orën 10 e mëngjesit.
Fëmijët nën 14 vjeç gjithashtu janë lejuar të dalin nën shoqërinë e një prindi për një orë të përcaktuar.
Të moshuarit nën 70 vjeç që duan të shëtisin, duhet ta bëjnë këtë gjë brenda një perimetri prej një kilometër larg shtëpisë së tyre dhe të ecin maksimalisht për një orë.
Numri i të vdekurve në Spanjë ka shkuar në 25.100 që nga fillimi i pandemisë.
Diskutime rreth kësaj post