Prej disa kohësh në Shqipëri nga partitë politike janë hedhur akuza ndaj njëra-tjetrës për influencim të Rusisë në Shqipëri.
Akuzat më të fundit janë por lobimin që PD ka bërë gjatë fushatës së Trump për zgjehdjet në Amerikë.
Megjithëse situata tensionohet sa herë që flitet për rusët duket se marrdhëniet mes qeverisë shqiptrae dhe Moskës janë normale.
Së funmdi zëvendësministri shqiptar i Financave në Shqipëri Elton Haxhi, së bashku me një delegacion kanë zhvilluar së fundi një vizitë zyrtare në Rusi.
Ky takim nuk është bërë publik për mediat, por ka qënë Ambasada ruse në Tiranë që ka publikuar foto nga takimi i përbashkët në Rusi.
“Palët diskutuan për një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë perspektivat e bashkëpunimit në fushat e turizmit, tregtisë, bujqësisë, energjisë, teknologjive të informacionit dhe komunikacionit, arsimit, etj. U ra dakord për të vijuar punën mbi përmirësimin e kuadrit ligjor bilateral me qëllim që në kuadër të sesionit të radhës të Komisionit Ndërqeveritar në Tiranë të mundësohet nënshkrimi i një numri dokumentesh bilaterale”,- thuhet në njoftimin e Ambasadës Ruse në Tiranë për takimin.
Postimi i Ambasadës së Rusisë:
Mbahet takimi i radhës i bashkëkryetarëve të Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri
Në Moskë u zhvillua dje një takim pune midis Ministrit të Zhvillimit Dixhital, Komunikimit dhe Medias të Rusisë, z. Konstantin Noskov, dhe Zëvendësministrit të Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, z. Elton Haxhi, të cilët janë bashkëkryetarë të Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tekniko-Shkencor.
Palët diskutuan për një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë perspektivat e bashkëpunimit në fushat e turizmit, tregtisë, bujqësisë, energjisë, teknologjive të informacionit dhe komunikacionit, arsimit, etj. U ra dakord për të vijuar punën mbi përmirësimin e kuadrit ligjor bilateral me qëllim që në kuadër të sesionit të radhës të Komisionit Ndërqeveritar në Tiranë të mundësohet nënshkrimi i një numri dokumentesh bilaterale.
Diskutime rreth kësaj post