Japonezi Kazuyoschi Miura, tashmë në moshën 52 vjeçare nuk ka ndërmend të largohet nga bota e futbollit.
Sulmuesi i cili është pejë e skuadrës Yokohama FC në ligën e 2 japoneze, nuk e merr fare në konsideratë largimin nga bota e futbollit.
Këtë e ka bërë të ditur kur u intervistua nga gazeta franceze “L’Equipe”, ai deklaroi: “Të tërhiqem? Është trupi që vendos. Nëse ndihem i lodhur deri në atë pikë, sa nuk mund të stërvitem, atëherë është koha për t’i braktisur fushat e blerta.
Sot për sot nuk mund ta imagjinoj këtë, që t’u them lamtumirë 50 mijë njerëzve brenda një stadiumi. Nuk jam i interesuar të bëhem trajner, president, drejtor sportiv apo komentator televiziv. Dëshira ime e vetme është të jem futbollist. Deri në vdekje, nëse është e mundur. Kur të ndahem nga jeta, unë do të doja që njerëzit të thonë: vdiq futbollisti Kazu Miura, jo ish-lojtari”. /albeu
Diskutime rreth kësaj post