Ish deputetja e PD, Grida Duma ka komentuar rastin tragjik të familjes Cakoni të prekur nga tërmeti. Ajo u shpreh se është bërë një furtunë e jashtëzakonshme që intervista e saj të mos vazhdohej.
“PD është në momentin e saj legjitim dhe misionar ti përgjigjet kokë më kokë. Propagandës askush nuk mund ti përgjigjet me heshtje. Komunikimin e njoh dhe besoj fort se në një vend ku shqiptarët nuk kanë fuqi, janë dramat e jetës për të nxitur forcën e vetme të mbetur: opinionin publik dhe vëmendja, ne duhet ti bëjmë ata të mos harrojnë. Ta rikthesh edhe një herë ngjarjen nga fillimi dhe ku ka nisur.
Ajo është familja simbol e përdorur nga Rama me fëmijë 11 vjeçar që i thuhej “do të marr me Zahon”. Nëna deklaronte në intervistë se nëse do të mësoja që djali nuk jetonte do ti hiqja tubat vetes. Ne kemi vepruar pas intervistës së saj. Ka qenë totalisht spontane. U bë një furtunë e jashtëzakonshme që intervista e saj të mos vazhdohej. Pas kësaj reagova në Facebook pasi dëgjova fjalët “ti nuk meriton pension nga qeveria se ke 2 viktima jo 3”. Mendoni kur i ndodh kësaj familje që duhej të ishte simbol i ringjalljes, harrohet dhe çpohet në periferi në një strehim, jo shtëpi”, u shpreh Duma për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post