Anëtari i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi shprehet me bindje se kryeministri Edi Rama do të humbasë në zgjedhjet e 2021. Sipas tij, meraku më i madh i shefit të mazhorancës është tek mimimizimi i shkallës së humbjes në garën zgjedhore.
“Shqiptarët i japin rëndësi rregullave të barabarta në një lojë të ndershme. Ai që është duke humbur nuk dëshiron t’i ndërrojë rregullat e lojës. Tentativa e Edi Ramës është se si të humbasë sa më pak. Edi Rama në vitin 2021 humbet zgjedhjet, çështja është sa do të humbasë? PD-ja dhe opozita është bërë gati për ta hequr Edi Ramën nga pushteti, me zgjedhje, me çfarë do lloj sistemi që do. Kjo të jetë e qartë. Edi Rama ikën nga pushteti më 25 prilli 2021”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post