Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë fjalimit të tij para liderëve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka vlerësuar kontributin e disa shteteve në përpjekjet për stabilizimin e situatës në Lindjen e Mesme.
Trump u ndal veçanërisht te situata në Gaza, duke falënderuar vendet që, sipas tij, kanë ofruar trupa, forca policore dhe trajnime në kuadër të përpjekjeve për vendosjen e stabilitetit.
Ai përmendi ndër të tjera Indonezinë, Marokun, Shqipërinë, Kosovën, Kazakistanin, Egjiptin dhe Jordaninë.
“Dua të shpreh mirënjohjen time për miratimin e Bordit të Paqes. Afër 30 shtete janë bërë pjesë e tij dhe dua t’i falënderoj për kontributin e tyre me miliona”, tha Trump.
Më tej, presidenti amerikan theksoi rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme për paqen në rajon, duke iu referuar edhe Iranit.
“Është shumë e rëndësishme që Irani të gjejë rrugën e drejtë dhe që shtetet të adresojnë paqen e qëndrueshme dhe t’i japin formë asaj”, u shpreh ai.
Trump gjithashtu deklaroi se që prej marrjes së detyrës ka punuar për t’i dhënë fund konflikteve dhe për të ndërtuar marrëdhënie me liderë të vendeve të ndryshme.
“Prej kur mora udhëheqjen, ka qenë nder të ndaloj tetë luftëra dhe të bëhem mik me liderët e shumë prej atyre shteteve”, deklaroi presidenti amerikan







Diskutime rreth kësaj post