Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar në një takim familjarët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Ftesat vijnë pas vendimit të Gjykatës Speciale, e cila më 16 shtator i shpalli fajtorë ish-krerët e UÇK-së dhe i dënoi me një total prej 81 vjetësh burgim.
Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Selimi, ka konfirmuar se ka pranuar ftesën dhe se do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Haxhiu.
Në një prononcim për Klan Kosova, Selimi ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e takimit.
Ndërkohë, ftesën e ka konfirmuar edhe Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit. Ai ka deklaruar se familja e ka pranuar ftesën, por ende nuk ka marrë një vendim për pjesëmarrjen në takim.
Takimi pritet të zhvillohet me familjarët e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët aktualisht ndodhen në Hagë pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.







Diskutime rreth kësaj post