Trashëgimtarja e “Top Channel”, Lori Hoxha, është tepër elegante dhe e tonifikuar, ndaj gjinia femërore s’ka si të mos e ketë “zili”. Por, për trupin e ëndrrave duhet shumë punë dhe vullnet, siç ka treguar edhe vetë Lori.
Përveç palestrës, të cilën e ushtron 5 herë në javë, ajo ndjek edhe një regjim të kontrolluar ushqimor, për të mos e kaluar masën e kalorive që merr.
Për herë të parë në Instagram, Lori ka ndarë me ndjekësit çfarë gatuan pas palestrës dhe është një pjatë e ideuar nga vetë ajo.
Çfarë na bëri përshtypje është sasia tepër e vogël e ushqimit që Lori konsumon dhe jo të gjithë ia dalin të mjaftohen me aq.
Por kjo punë do durim dhe Lori e ka kuptuar këtë.
Doni një ide se çfarë të gatuani, pa marrë parasysh faktin nëse pas kësaj pjate do të vazhdoni dietën apo do të hani edhe dhjetë të tjera?
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post