Analisti Baton Haxhiu ka folur rreth përplasjeve me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën, dhe ka thënë se vjehrra e tij ishte serbe dhe quhej Milica.
Ai ka thënë se Berisha e ka tepruar, dhe se nuk i ka hije një njeriu që ka pasur të gjitha ato poste publike të flasë në këtë mënyrë. Ai ka treguar një ‘sekret’, për familjen e Sali Berishës, duke thënë se vjehrra e tij, Milica, tashmë e ndjerë, është serbe.
“Gjysma e familjes se Berishës është serbe, Milica, është vjehrra e Sali Berishës, ndërsa ai po akuzon në mënyrë të pamëshirshëm serbet”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu.
Kujtojmë se ditë më parë, ish-lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, kishte hedhur akuza të ashpra në drejtim të publicistit Baton Haxhiu, duke e quajtur “argati i Serbisë ”.
Diskutime rreth kësaj post