Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reaguar me anë të një postimi në ‘Facebook’, për të miturën e cila humbi jetën në plazhin e Himarës ditën e sotme. Deputetja është shprehur se qeveria duhet të japë dorëheqjen ndërsa shpreh ngushëllimet për vajzën e vogël.
‘Vaj për një fëmijë që e vrau babëzia
Ngushëllime të thella familjes së vajzës 7-vjeçare J.A, e vrarë sot nga skafi i një të marri në Himarë!
Dhe iu bëj thirrje njerëzore t’i përzënë nëse u shkojnë te dera këta të dy me lule në mort.
Këta të japin dorëheqjen para shqiptarëve!
Se nga babëzia nuk lanë një metër plazh publik për shqiptarët dhe asnjë plazh të qetë për familjarët.
Kjo që po them nuk është politike, por njerëzore.
Të pangopur!!!’- shkruan Açka.
Diskutime rreth kësaj post