Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Himarë, ku një vajzë 7-vjeçe u përplas për vdekje nga një skaf teksa ishte duke luajtur dhe notuar në breg të detit. Në drejtimin e mjetit lundrues ishte ish-shefi i policisë së Himarës Arjan Tase.
Përmes një postimi në facebook Braçe shkruan se për rastin në fjalë duhet të bëhet drejtësi shembullore. Ai shton se ngjarja bëhet më e rëndë kur mëson se autori vjen nga paria e policisë që duhet të jetë shembull për komunitetin.
Postimi i plotë:
“NGJARJA NE POTAM|HIMARE,
ESHTE KRIM!
KUR MESOJ QE AUTORI ESHTE NGA PARIA E POLICISE, MBETEM PA FJALE!
Shef policie qe jashte detyres duhet te jete shembull e gjithnje ne ndihme te kujtdo, harron statusin qe e ka me vete kudo, distancohet jo vetem nga polici i thjeshte qe ben e nuk ben pushime, te thjeshta e me nje cader, por edhe nga njerezit, te cileve duhet ti sherbeje e duhet ti mbroje;
TANI TE BEHET DREJTESI SHENBULLORE PER TE!
Nderkohe, edhe nje here alarmi shkon tek RREGULLAT, ZBATIMI I TYRE;
Lexova reagimin e drejtorit te Policise e pertej masave te detyrueshme ndaj efektivit te perfshire ne krim, me shqeteson ngritja e nje grupi qe verifikon zbatimin e porosive te drejtorit vete;
UNE MENDOJ QE FUNKSIONON NDRYSHE;
URDHRI I DREJTORIT TE POLICISE ME MASA QE ADMINISTROJNE E GARANTOJNE RENDIN E RREGULLIN,
THJESHT ZBATOHET, THJESHT ZBATOHET, NUK HARROHET, NUK RELATIVIZOHET, NUK NEGLIZHOHET, ZBAAAATOOOHEEEET, NUK VERIFIKOHET!
DHE ZBATOHET NE MENYRE TE BARABARTE PER TE GJITHE E NGA TE GJITHE; perfshi parine e policise, politikes, ekonomise!
OSE BARAZI, OSE HIMARA ESHTE JO VETEM SKENA E SOTME POR DHE ARKIVA E KRIMEVE SI KY, NE PAK VITE NGA SOT! E mbani mend besoj vrasjen si kjo nga nje biznesmen!
||| Shume ndjese me perulesi familjareve te vajzes; nuk ka ngushellim qe mund tu lehtesoje dhimbjen!” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post