Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi e ka cilësuar tragjedi kombëtare kaosin e shkaktuar nga radha kilometrike në doganën e Kakavijës. “Çfarë tragjedie kombëtare: Asnjë pushtues nuk i ka shkaktuar kombit tonë këtë dramë. As sulltani, as dushmani, as gjermani, as italiani”, shkruan Spahiu në profilin e tij në Facebook. Spahiu shton se: “Drama s’është radha e makinave por rrjedhja e gjakut, e trurit, energjitë e 2 milion bijve dhe bijave shqiptare!”
Postimi i Spahiut:
“Cfarë tragjedie kombëtare: Asnjë pushtues nuk i ka shkaktuar kombit tonë këtë dramë. As sulltani, as dushmani, as gjermani, as italiani.
Harram qumshti nënës Shqipëri për ata shqiptar që votojnë sërish pushtuesit 30 vjeçar!
Mallkimi do na ndjek për disa dekada nëse sërish mbështesim këto 3 banda. Në 30 vjet u larguan gjysma e popullit, dhe gjysma tjetër qëndroi nga pamundësia dhe jo nga dashuria.
Drama s’është rradha e makinave por rrjedhja e gjakut, e trurit, energjitë e 2 milion bijve dhe bijave shqiptare!”, ka shkruar Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post