Ish-ministri i Drejtësisë vijon të shprehë pakënaqësinë me mënyrën si po menaxhohet nga qeveria shqiptare kaosi i shkaktuar në doganën shqiptaro-greke, në Kakavijë. Duke ironizuar qeverinë me nofkën ‘e pafajshme’, Manjani shkruan se shqiptarët kanë zgjedhur të ikin dhe jo të ‘rrinë këtu e bëjmë llo llo llo kot me njëri-tjetrin’.
Postimi i Manjanit:
“Është fare e thjeshtë.
Nëse fajin për super radhën raskapitëse deri në çnjerëzore e kanë grekët, përse ata shqiptarë prap zgjedhin të ikin në Greqi?! Përse nuk rrinë në Shqipëri ku qeveria ska asnjëherë faj për asgjë.
Ç’a kuptimi ka tortura për të shkuar në një vend që “na e ka me hile”, apo “na e paska fajin për çdo gjë”?!
Si ka mundësi që zgjedhin më mirë të torturohen për të shkuar në Greqinë “e poshtër” sesa të rrinë në Shqipërinë “fanar ndriçues” me qeverinë 10 herë më të mirë se Gjermania dhe me udhëheqësin më të mirë se Merkel?!
Kjo llogjikë vlen më shumë për ata komentues politikë e publikë, që predikojnë “punën e palodhur” të qeverisë sonë “të pafajshme”.
Sidoqoftë për një gjë jam i bindur.
Ata Shqiptarë kanë zgjedhë torturën për të qenë të lirë. Janë padyshim më të lirë sesa ne që rrimë këtu e bëjmë llo llo llo kot me njëri-tjetrin dhe, pranojmë poshtërimin që na bëjnë ata që zgjedhim.”, ka shkruar Manjani.
Diskutime rreth kësaj post