Gazetari Arsen Rusta tha se personi që përmendet si “Braçe”, të cilin ditën e sotme e publikoi edhe ish-kryeministri Berisha në Facebook, nuk është zëvendëskryeministri Erion Braçe.
Rusta shtoi se bëhet fjalë për dosjen e Ibrahim Lamit që shumica e thërrasin me emrin Braçe.
Deklarata e Rustës:
“Në fakt një dosje quhet “Braçe”, është ajo e Ibrahim Lamit që shumica e thërrasin Braçe. Jo për të kundërshtuar Berishën, por për rastin në fjalë nuk bëhet fjalë për zëvendëskryeministrin Braçe. Është një tjetër politikan i lartë, të cilit iu pushua çështja për arsye të tjera, jo politike.
-Sepse ka vdekur?
– Nuk dua të flas më shumë, do dalë emri gjithsesi, qytetarët e dinë. Po të lexosh komentet e qytetarëve, ata e kanë treguar kush është. Qytetarët ndonjëherë dinë më shumë se gazetarët dhe se prokurorët“, tha Rusta.
Diskutime rreth kësaj post