Analisti Mustafa Nano ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama për reformimin e Policisë së Shtetit. Sipas tij një polici e besueshme nuk mund të ndërtohet kur kjo nismë përkufizohet nga kryeministri, i cili përfaqëson një palë politike në vend. Nano tha se duhet të angazhohen njerëz të tjerë profesionistë në këtë fushë, ndërkohë që theksoi se kryeministri nuk është personi i duhur.
Pjesë nga intervista:
Pyetja: Kthehemi te ajo që u konsiderua çështje e ditës, dushi i ftohtë që kryeministri i bëri policisë. Sa i besueshëm është zoti Rama në garancitë që jep për reformimin e policisë kur në 8 vjet nuk pranoi asnjë kritikë, ndërsa sot flet për një organizate me njerëz të infiltruar?
Nano: Këtu nuk është problemi i Ramës siç e latë ju të nënkuptohej. Ne na duhet një polici profesionale dhe e besueshme për publikun, për të gjithë. Por një polici e besueshme nuk mund të ndërtohet kur kjo nismë përkufizohet nga kryeministri që përfaqëson një palë të caktuar dhe nuk di si mund të riformohet. Mendoj se mund të angazhohen njerëz të tjerë, por jo kryeministri. Nuk është ai personi i duhur.
Pyetja: Si ka ndryshuar Policia e Shtetit në këto vite?
Nano: Policia me gjithë përparimet që ka bërë nuk është në nivelin që kërkon 2021-shi. Jam i sigurt që këdo po të shohin nga VIP-at do ti toleronin. VIP-at nuk kanë diferencë nga secili nga qytetarët e tjerë të Republikës.
Diskutime rreth kësaj post