Sizmologu i njohur Rexhep Koçi ka reaguar pas tërmetit me magnitudë 4.5 ballë i shkallës rihter që goditi Shqipërinë, duke rikthyer panikun.
Koçi, në një lidhje telefonike për Report Tv qetësoi qytetarët duke u shprehur se nuk ka vend për panik, pasi janë pasgoditje të tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit të vitit të kaluar që shkaktoi 51 viktima.
“Lëkundja është regjistruar pranë zonës së Fushë Krujës. Zona vijon që të jetë aktive. Kanë qenë rreth 9 goditje në orët e fundit, janë pasgoditje që vazhdojnë. Po përjetojmë një periudhë të gjatë pas datës 26 nëntor. Nuk ka vend për panik, është një periudhë që shoqëron tërmetin e datës 26 nëntor” tha Koçi.
Diskutime rreth kësaj post