E shohim çdo pasdite me emisionin që mban emrin e saj, por pakkush e di origjinën e moderatores Rudina Magjistarit. Së fundmi Rudina kishte të ftuar në emision këngëtarin Devis Xherahu, i cili është nga Korça.
Devisi promovoi këngën e tij më të re “Like”, në gjuhën greke. Teksa po diskutonte me Devisin dhe i tha se e ka parë shpesh në Korçë, Rudina zbuloi edhe qytetin e saj të lindjes.
“Kisha shkuar për fundjavë, por unë origjinën e kam nga Korça, babin e kam nga Korça. Nuk e dije ti?”, u shpreh Rudina.
Diskutime rreth kësaj post