Pas mesazheve të shumta përmes rrjeteve sociale, në një situatë që e ka cilësuar luftë, dhe pasi ka vendosur masat drastike që i ka pagëzuar edhe si shtetrrethim për shkak të koronavirusit, kryeministri Edi Rama u është drejtuar qytetarëve edhe me mesazhe përmes telefonit celular. edi rama mesazh (2)
Në mesazh, që mund ta lexoni të plotë më poshtë, Rama u lutet qytetarëve për shumë kujdes, për larjen e duarve shpesh dhe moslëvizjen nga shtëpia. Ja cfarë apeli bën:
Mesazhi i dërguar me SMS
“Edi jam! Të lutem laj duart shpesh. Mos lëviz nga shtëpia për qejf. Hap dritaren sa të mundesh. Ruaju nga informacioni i rremë. mos ki frikë, po bëj shume kujdes. Për cdo shenjë merr 127. Të përqafoj nga larg!” – shkruan Rama.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post