Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër lidhur me denoncimet e PD për maskat e shpërndara tek personeli mjekësor, të cilat kjo e fundit i ka quajtur të skaduara dhe të rrezikshme.
Sipas deputetit ky është një teatër i pështirë që bëhet në një situatë të vështirë të vendit tonë, ndërsa shton se sipas tij maskat pavarësisht nga data e skadencës janë funksionale.
“Ma gjeni një vend tjetër në botë që në fatkeqësi të tilla për qytetarët e vendeve të tyre, të ketë teatër të pështirë si ky i palaçove tanë. Po boll më o të pafytyrë dhe njerëz me moral, integritet, e dinjitet zero.
Boll se ju njohin shqiptarët më shumë sesa ju njihni veten dhe njëri tjetrin.
Boll më, me këtë teatër të pështirë e me këtë aktrim prej palaçosh për të na treguar se sa fort i doni shqiptarët kur ATYRE i bie fatkeqësi nga PERENDIA”, – shkruan ndër të tjera Murrizi.
Postimi i plotë i Murrizit:
“Ne Shqiperi jane 12 MASKA te skaduara nga te gjitha anet dhe qe nuk kane asnje vlere per te mbuluar asnje surrat te ketyre 10-12 fytyrave me te urryera per Shqiptaret prej 30 vitesh.
Te gjitha maskat e tjera besoj qe pamvarsisht nga data e skadences, jane FUNKSIONALE.
Po boll o fytyra te pista qe nuk ka maske te jua tjetersoj surratin sa te jeni gjalle!
Po boll se na hapet barkun me paftyresine tuaj te aktrimit te te njenjtit teater te ndyre, sa here qe Shqiptaret jane ne hall nga Perendia.
Kush eshte ne qeveri, tregon se çdo gje eshte perfekt, kush eshte ne opozite thote se qeveria nuk po ben asgje.
E njejta skeme, te njenjtat fytyra, i njenti aktrim nga po te njejtet palaço prej gati 30 vitesh
Me te vetmin ndryshim se here i sheh si qeveritare e here si opozitare.
E perbashketa e kesaj tufe te te njentin stan me kafshe te pangopura eshte se: si kur jane ne pushtet ashtu edhe kur jane ne opozite, vetem njera pale i do me shume Shqiptaret se pala tjeter.
E ne fakt keta jane nje pale e vetme qe nuk ka maske te ja mbuloj surratin e piste e plot felliqesira qe nxjerin nga goja per njeri tjetrin dhe prej 30 vitesh qeverisin, mashtrojne plaçkisin e pasurohen te gjithe bashke ne kurriz te Shqiptareve.
Ma gjeni nje vend tjeter ne bote qe ne fatkeqesi te tilla per qytetaret e vendeve te tyre, te kete teater te peshtire si ky i palaçove tane.
Po boll me o te paftyre dhe njerez me moral, integritet, e dinjitet zero.
Boll se ju njohin Shqiptaret me shume sesa ju njihni veten dhe njeri tjetrin.
Boll më, me kete teater te peshtire e me kete aktrim prej palaçosh per te na treguar se sa fort i doni Shqiptaret kur ATYRE i bie fatkeqesi nga PERENDIA.
Po prej 30 vitesh kur Shqiptaret kane pasur fatkeqesi nga QEVERIA, pse i hidhni doren ne qafe njeri tjetrit?????
Ne vitin 1991 kur per fajin e tufes tuaj humben jetem mbi 20 qytetare ne Fusharrez, ju i hodhet doren ne qafe njeri tjetrit dhe krijuat qeveri te perbashket me emrin qeveri teknike.
Ne vitin 1997 kur Shqiptaret humben mbi 600 milion dollare tek sudja, xhaferri, gjallica, vefa, populli, driza, leka e kompani, ju te paftyre bete sikur u vrate e u prete dhe i hodhet doren ne qafe njeri tjetrit duke krijuar qeverine e pajtimit kombetare, kur ne fakt KOMBI nuk ishte i zemeruar me njeri tjetrin por me tufen tuaj te piste.
Ne tragjedine e Otrantos ku humben jeten rreth 100 qytetare, ju heshtet ndaj njeri tjetrit sepse jeni nga i njenjti stan.
Ne mars te 2008, kur babezia juaj e perbashket e realizuar nga te njenjtit njerez prej 25 vitesh, mori mbi 25 jete njerezish te pafajshem, ju i hodhet doren ne qafe njeri tjetrit.
Ne prill te vitit 2009 kur perjashtuat Shqiptaret nga zgjedhjet dhe i shnderruat thjeshte ne votues per ju dhe enuket tuaj te ndyre, ju i dhate doren dhe voten njeri tjetrit qe tu hiqnit voten Shqiptareve.
Ne vitin 2011 kur bete ” klering” bashkine e Tiranes me jo pak bashki e komuna ne gjithe Shqiperine, ju prap i dhate doren njeri tjetrit.
Ne vitin 2013 kur njeri nga tufa juaj kaloj nga njera tufe tek tufa tjeter per pushtet e per para, ju bete rrokaden e qete sepse te 12 fytyrat e pista qe nuk ka maske se ju mbron, ishit te kenaqur e te marrur vesh.
Ne vitin 2017 kur Shqiptaret mendonin se ju po benit beteje per moral e per parime kundra njeri tjetrit, ju i dhate doren njeri tjetrit pasi dolet nga moteli ish komiteti qendror ku qendruat bashke prej 5 oresh dhe krijuar nje qeveri gjoja teknike me vemje, sejmen e kokedaulle te varur prej jush politikisht e mjerisht.
Prej shkurit 2019 beni sikur ziheni me njeri tjetrin per Shqiptaret dhe keni dy muaj qe jeni ulur bashke si zagaret qe te mashtroni e te mos lejoni prap Shqiptaret qe te zgjedhin perfaqesuesit e tyre.
Pra prej 30 vitesh ju jeni mare vesh ne perfeksion me njeri tjetrin sepse jeni njesoj te piste te peshtire te paftyre te ndyre te pa bese hajdut mashtrues e hipokrit qe dilni para kamerave me maska te skaduara,sikur ju plas fort per Shqiptaret.
Jeni te vetmit politikane palaço ne te gjithe boten qe beni sikur ziheni me njeri tjetrin kur Shqiptaret goditen nga fatkeqesite e natyres.
Te njenjtin avaz kemi pare kur permbytemi nga shirat dhe nga lumenjt.
Te njenjtin teater te ndyre pame kur Shqiptaret u goditen nga termeti ne shtator dhe nentor 2019.
Te njenjten teater te ndyre nga po te njenjtet fytyra super te ndyra po shohim prej nje jave me coronavirusin qe ka prekur gjithe boten dhe pothuajse ka ndalur JETEN.
Ne te vetmin vend ne bote qe shohim 3 pale mender shtabe, 3 taks force dhe 3 tufa kllounesh qe gjoja inspektojne terrenin dhe dalin çdo dite para kamerave me fytyra apatike e japin here verejtje here rrekomandime e here denoncime per njeri tjetrin.
Po dilni bashke te pakten se nje sonje e nje pjelle jeni dhe na kurseni kohen per te pare diçka tjeter ne tv.
A ka mundesi o funderrina njerez te heshtni njehere te vetme ne keto 30 vjet ,se rreziku qe i kanoset NJEREZIMIT sot, nga kjo pandemi,eshte shume e shume here me i madh nga qellimi i ndyre i fytyrave te pista tuajat qe i ka kapur coronavirusi, zgjebja e kolerja prej 30 vitesh dhe nuk ka maske as prej lecke e as prej nape, as prej bronzi e as prej çeliku qe i mbulon, pamvarsisht se kur e kane daten e skadences.
NUK KA MASKE QE MUND TE FSHEH NJE FYTYRE SKARCO SI SURRATI JUAJ
Do ju lutesha shume mediave te shkruara, elektronike, audio e vizive qe tu qendrojne sa me larg ketyre fytyrave keto dite ,sepse keta perhapin me shume semundje, mikrobe, baktere e viruse, sesa te gjitha epidemite e pandemite se bashku per kete VEND.
JU LUTEM SHUME
MOS I INFEKTONI ME SHUME SHQIPTARET ME FYTYRAT E PISTA DHE LEBROZE TE 12 PALAÇOVE QE AKTROJNE PREJ 30 VITESH NJELLOJ” – shkruan Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post