Kryeministri Rama ka qenë ditën e sotme në Shijak sëbashku me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe ministrin Arben Ahmetaj ku ka inspektuar zonën e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit ndërkohë që ka nisur edhe operacioni i pastrimit të inerteve në sheshet e rindërtimit me mbështetjen e ushtrisë.
Gjatë inspektimit sëbashku me kryeministrin, Ahemtaj ka njoftuar se për zonën e Shijakut do të fillohet me procesin në terren në fund të qershorit.
Ndërsa kryeministri Rama ka kërkuar nga ministrja Xhaçka që të kryhet pastrimi i inerteve në kohë rekord.
“Duhen mbledhur të gjithë forcat për ta bërë pastrimin në një kohë rekord. Është një volum gjigant por ne do ta mbështesim Ministrinë e Mbrojtjes në këtë proces dhe do të fillojmë pastaj me kantieret. Për fat të mirë jemi akoma në kohë edhe pse nuk e kishim në favor këtë periudhë. E kemi thënë që në fillim që do të mbështesim të gjithë vetëm duhet durimi”, tha kryeministri.
Ndërkohë në zonën e Shijakut janë shembur gjithsej 16 pallate të cilat u bënë të pabanueshme pas tërmetit.
Diskutime rreth kësaj post