Një shpërthim i dytë i Ebolës është konfirmuar në Republikën Demokratike të Kongos, rreth 600 milje larg një epidemie të vazhdueshme që ka marrë më shumë se 2200 jetë.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit janë identifikuar gjashtë raste të etheve shumë ngjitëse hemorragjike dhe katër persona kanë vdekur deri më tani pranë Mbandaka, kryeqyteti rajonal i Provincës Équateur.
Përhapja u njoftua për herë të parë nga guvernatori i rajonit, Bobo Boloko Bolumbu, të hënën në mëngjes. Ai tha se mostrat nga rastet u dërguan në INRB, Organizata Kombëtare për Kërkime Mjekësore në Kinshasa, për konfirmim sekondar.
“Laboratori na ka dhënë informacionin se të gjitha vdekjet e analizuara që nga 18 maji janë pasojë e virusit Ebola”, tha guvernatori. “Sidoqoftë, për saktësi, mostrat janë dërguar në INRB për kontroll të cilësisë”.
“Unë i kërkoj popullatës të jetë e qetë dhe të vazhdojë të respektojë masat higjienike. Lani rregullisht duart tuaja me sapun. Mos përshëndetni me duart, mos prekni njerëz të sëmurë ose të vdekur që kishin ethe ose gjakderdhje”, shtoi ai.
Kongoja ka bërë përpjekje për t’i dhënë fund një shpërthimi gati dyvjeçar të Ebolas, afër kufijve lindorë më Ruandën dhe Ugandën.
Në muajin prill, autoritetet kanë qenë afër shpalljes së fundit të shpërthimit, i dhjeti prej kur është zbuluar ky virus më 1976.
Mirëpo një zinxhir i ri infektimesh është konfirmuar më vonë në lindje të shtetit.
Diskutime rreth kësaj post