Ish-zv.ministri i Arsimit, njëherësh edhe mjek epidemiolog, Taulant Muka nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale vë në dukje një detaje që ngjall dyshime.
Muka shkruan se studimet tregojnë se periudha nga spitalizimi deri në momentin e testimit negativ për praninë e virusit është 17-24 ditë. Nisur nga kjo Muka ngre pyetjen se si ka mundësi që në vendin tonë ka 74 persona të shëruar, ndërkohë që deri në datën 21 mars ne kishim zyrtarisht vetëm 71 persona të infektuar nga koronavirusi.
Statusi i Mukës:
“Injorance apo Mashtrim?!
“A e keni vene re qe, edhe pse jemi nder vendet me vdekshmerine me te larte ne bote, ne mbajme rekordin ne numrin e personave te sheruar, me te larte se Zvicra, Britania e Madhe e madje dhe Gjermania qe ka dhe vdekshmerine me te ulet?! Si eshte e mundur kur studimet tregojne se periudha nga spitalizimi deri ne momentin e testimit negativ per pranine e virusit eshte 17-24 dite (Zhou et al), ne te kemi sot 74 persona te sheruar kur ne vendin tone deri ne mbremjen e 21 Marsit ka patur 71 persona te infektuar (pra ne me pak se 12 dite)? Eshte ky tregues: i mashtrimit me numrat, marrjes se trajtimit ne faza shume te avancuara te semundjes, apo testeve jo te sakta qe ministria po ben?!
Ne sot kemi nevoje me shume se kurre per eksperte!”, shkruan Muka.
Diskutime rreth kësaj post