Ish ministri i drejtësisë, Ylli Manjani teksa foli për Abc Neës, mbi situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit në vend, mes të tjerash u ndal tek vendimi i fundit i qeverisë lidhur me qiratë. Ish-ministri tha se shteti nuk ka të drejtë të ndërhyjë mes dy palëve ku ka vullnet, dhe theksoi se i vjen mirë që u tërhoq nga vendimi i parë.
Pjesë nga intervista:
Ylli Manjani: Unë mendoj se pasojat kanë filluar të vijnë. Tema është ku jemi dhe ku jetojmë. Kjo nuk është një situatë e re. Nga pikëpamja ,ligjore gjendjet e jashtëzakonshme shërbejnë më shumë si një alibi për të organizuar një gjendje që në kemi vite që e kemi. Qeveria ka vite që abuzon me aktin normativ. Virusi apo kjo gjendje është justifikim se asgjë në veprimtarinë e qeverisë shqiptare nuk ka lidhje me Kushtetutën e vendit. Gjendja e emergjencës janë rregulluar me ligje dhe nuk ka nevojë të shpikin.
Juli Xhokaxhi: Gjendja e jashtëzakonshme sjellin edhe vendimet të jashtëzakonshme. Si të duket kjo shprehje?
Ylli Manjani: Nuk jemi në gjendje të jashtëzakonshme, por në gjendjen e emergjencës së një fatkeqësie natyrore. Gjendjet që vinë nga fatkeqësia apo virozat janë gjendje të një natyre civile. Janë situata që nuk shkojnë kurrë ne ekstremitete. Ka nevojë për masat, por para se të shkojmë aty duhet të kuptojmë që ka ligje në fuqi. Të gjitha këto ligje janë injoruar për ti dhënë hapësirë aktit normativ. Nuk funksionon kështu që jam unë këtu dhe s’ka ligj.
Juli Xhokaxhi: Sa po shkelen të drejta e njeriut me masat e mara. Kemi një vendim të fundit që në momentin e parë u tha që asnjë qiradhënës të mos kërkojë qiranë. Në një moment të dytë u tha se nuk do të falet por do të shlyhet në një kohë më vonë. Ka të drejtë qeveria të ndërhyjë në marrëdhëniet mes dy individëve?
Ylli Manjani: Kjo nuk është surprizë do dëgjoni edhe të tjera. Me kontratat e qirasë ashtu sikurse edhe të kredive u bë e njëjta gjë. Ka një logjikë të thjeshtë, nuk ka nevojë të jesh jurist për të kuptuar një gjë elementare se aty ku ka vullnet mes palëve nuk hyn dot shteti. Në kohë të vështira, jo gjithmonë janë të munduara të zbatohen ato pika. Por kjo nuk do të thotë që ekziston detyrime dhe të të thotë qeveria mos paguani. Më vjen mirë që është tërhequr nga idiotësia që tha se jam i bindur se në qeveri ka ministra të zotë. Nuk janë kështu siç i keqshet kryeministri. Unë u bëj thirrje njerëzve që të gjejnë gjuhën e mirëkuptimit. Nuk funksiononn me kërrbaç.
Diskutime rreth kësaj post