Ish-deputeti socialist Marko Bellothotë se asokohe u duk sikur Ilir Meta u ul me zor në karrigen e Presidentit dhe se Rama e zgjodhi për të hequr mënjanë një rival dhe një politikan të sprovuar si Meta.
“Ka kohë që ka filluar kjo përplasje që para se Meta të bëhej President, u duk sikur u çua me zor. Nuk e di nëse ishte pasojë e një kompromisi midis Ramës dhe Metës në 2013 që njëri do të merrte qeverinë dhe tjetri do të kishte parlamentin dhe më vonë Presidentin. U duk që Meta dëshironte më shumë të drejtonte fushatën e partitë së tij duke mos pranuar më koalicion me PS edhe pse Rama ju lut. Ai e zgjodhi përsëri President, ishte për të larguar një rival politik, një politikan të sprovuar si Meta që ka përvojë dhe në fund të fundit e ka parë diellin politik më parë se Rama në PS. Ka luajtur të gjithë gurët që Rama të ishte kryetar bashkie. Por tani ka shpërthyer shumë rëndë, për fat të keq dhe për vendin se janë dy institucionet kryesore Argumentet e Presidentit qëndrojnë, por ka një skepticizëm edhe pse të gjithë e kuptojnë se zoti Meta ka të drejtë”, tha Bello në Ora News.
Diskutime rreth kësaj post