Në Gjermani, vetëm 24 orët e fundit u shënuan 182 raste me njerëz të prekur nga koronavirusi. duke e çuar në 444 numrin e përgjithshëm të të infektuarve deri tani.
Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi sot se në Gjermani, 2 njerëz janë në gjendje kritike dhe 16 të tjerë në situatë më pak të rrezikshme.
Sakaq shtohen frikshëm rastet në të gjithë botën. Të dhënat e fundit evidentojnë se janë gjithsej 96 782 raste me 3 308 të vdekur.
Bie në sy fakti se në Kinë ku nisi koronavirusi, është ulur ndjeshëm numri i të prekurve, 24 orët e fundit 160 raste.
Sakaq 467 raste të reja u shënuan sot në Korenë e Jugut duke e çuar në 6 088 numrin.
Në Iran u shtuan 591 raste duke arritur në 3513. Ndërsa Italia nuk i ka dorëzuar ende shifrat e sotme. Deri dje shënonte 3 089 raste me 127 të vdekur, raporton noa.
Koronavirusi ka prekur 87 vende të botës.
Diskutime rreth kësaj post