Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim ‘kokë më kokë’ me kreun e PD-së, Lulzim Bashën. Pasi ka qëndruar rreth një orë në selinë e PD-së, Yuri Kim u largua pa dhënë një prononcim për gazetarët.
Burime bëjnë me dije se në fokus të takimit mes Kim dhe Bashës ka qenë mbarëvajtja e procesit zgjedhor, ku ambasadorja ka kërkuar zgjedhje të qeta dhe të shmangen incidentet.
Vendi është sot zyrtarisht në heshtje zgjedhore ndërsa nesër qytetarët do tu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri, që do ti drejtoj ata në për katër vitet e ardhshme.
Kim ka bërë vazhdimisht thirrje për vetëpërmbajtje nga të gjitha palët politike, ndërkohë që ka falenderuar edhe publikisht Lulzim Bashën dhe Edi Ramën për qëndrimet që kanë pasur në këtë muaj të fushatës.
Diskutime rreth kësaj post