Avokati Spartak Ngjela vijon t’i qëndrojë mendimit se nuk do të ketë shpëtim për të korruptuarit shqiptar. Sipas tij reforma në drejtësi po bën hapat në mënyrën e duhur.
Madje, Ngjela shprehet se po tu thuash do bëj reformën në drejtësi, njerëzit qeshin sepse mungon forca e ligjit.
“Zhgënjimi është i madh. Ti u thua do bëj reformën në drejtësi, do goditen, qeshin, sepse nuk është bërë ndonjëherë. Pra, do një fakt, do një moment. Duhet bërë një herë.
Nuk bëhet me revolucion. Me revolucion është bërë katër herë po nuk ka vlerë, se ndërrohen portat. Çfarë mungon në Shqipëri që janë të mërzitur ata? Mungon forca e ligjit”, tha Ngjela për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post