Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj zgjodhi të largohej nga emisioni pas përplasjes me analistin Arjan Çuri, pasi ky i fundit i ka përmendur familjen.
Debati
“Në 2017, në 25 qershor nëse nuk ngatërrohem, Basha bëri një fjalim elektoral dhe prezantoi Shehajn si të parin e Vlorës. Bëri një gabim aty se e quajti nipin e Sulo Shehut. Basha e njihte fare pak, kjo tregon që simpatia e tij për ju nuk e di nga se vinte. Si mund ta bësh një njeri që e njeh pak të parin e Vlorës? Zakonisht të parët e listave o bëhen për kontribute të mëdha, ose bëhen si pinjoll të familjeve”, tha Çuri.
“Nuk kishim miqësi, nuk më njihte. Unë kam qenë si nga nëna dhe nga babai, ndër familjet më të pasura. Njerëzit e mëdhenj afrojnë njerëz të tjerë, edhe pa i njohur. Ku e di ti sa ka qenë i pasur gjyshi im?”, ka thënë Shehaj.
Çuri: Përmenda familje politike, aristokrate, që njiheshin si të djathta.
Shehaj: Duhet të jesh themeltar i kombit për të qenë politikan? Po ja fut kot, nuk kishim njohje personale me Bashën.
Çuri: E mora si shembull për hapjen e PD, Basha e përmendi si nip të dikujt tjetër… Nëse ju kam mërzitur, ju kërkoj ndjesë. Nuk të sulmova familjen, por cfarë përfaqëson? Basha tha është nipi i filanit…
Diskutime rreth kësaj post