Avokati Spartak Ngjela deklaroi se klasa politike shqiptare po tregohet shumë indiferente lidhur me dialogun Kosovë-Serbi . Ai shprehet se politika amerikane dhe gjermane kërkojnë më shumë ringritjen e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor se sa vetë Shqipëria.
Më pas ai shton se vetëm presioni i politikës amerikane ose asaj të BE-së do të zgjojë politikën shqiptare lidhur me këtë proces.
Ngjela: Më shumë e kërkon politika amerikane dhe gjermane ringritjen e botës shqiptare në këtë rajon se sa vetë politika shqiptare. Politika shqiptare është e vobektë. E ka nga partia apo nga vullneti i dobët që ka për patriotizmin shqiptar, këtë duhet ta provojë koha. Nuk është në nivelin e duhur. Një herë që u treguam në nivelin e duhur, ngritëm tension të madh. Kur foli kryeministri aktual për Çamërinë.Tani problemi është që politika amerikane do t’ia kërkojë këtij me këmbëngulje që politika shqiptare të hyjë me personalitet. Sepse janë 2 milionë atje. Duhet ta ndjekim me vëmendje se çfarë do të bëjë politika shqiptare në funksion të kësaj çështje. Por politika shqiptare nuk ka për ta bërë kurrë nëse nuk ka një presion të politikës amerikane ose të BE-së.
Diskutime rreth kësaj post