Themeluesi i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj shprehet se marrëveshja për ‘Zgjedhoren’ nuk do të konkretizohet në Parlament.
“Mendoj se ajo marrëveshje që u arrit, kam shumë shpresë që nuk do të konkretizohet në parlament. Nuk ka asgjë të re. e vetmja gjë që imponoi është se edhe Komisionet Zgjedhore dhe grupet e numërimit që është kërkesë 13-vjecare e OSBE-ODIHR-it të bëhen të pavarura sepse komisionerët politikë zgjasin procesin dhe e vetmja gjë që mund të bëjnë këta komisionerë është të vjedhin votat e partive të vogla në tavolinë.
Për mua, kur PD u rikthyer në tryezë, ishte një ditë e gëzuar se detyrimi për të hyrë në sistem do ta përdorte për ta minuar sistemin. Jo vetëm që nuk u bë promotore e ndryshimit por u bë ruajtëse e status kuosë me kërkesën që edhe komisionerët ti kemi politik siç i kemi pasur duke ia kaluar edhe vetë Edi Ramës. Për mua ishte një gjë e trishtë.”, ka thënë ai.
Diskutime rreth kësaj post