Teksa po flet nga senaca plenare në Kuvend, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer akuzat direkte në adresë të opozitës parlamentare, e jashtëparlamentare për aksionin e madh anti-KÇK.
Duke kujtuar me radhë gjithe ata që kane kundërshtuar paketën anti-KCK, me argumentin se po cenohen të drejtat e njeriut, Rama ka thënë prerë: “Kjo ditë do të vijë për të gjitha ata që kanë hesape për të mbyllur me ligjin, këtë e ndjejnë ata që janë sot me të tërbuar se kurrë siç është ai i pari, i kinostudios “Shqipëria e Re”,e kam fjalën për PD, respekte që e latë PD se do ishit bërë pjesë e servisit të figurantëve për manifestimet”.
Sipas tij, 72% opinionit publik e mbështet anti-KÇK, por kjo shifër nuk e ka kënaqur.
“Jam i pakënaqur sepse e di shumë mirë që shifra do të jetë më e lartë sa më shumë mjegull tu largohet shumë njerëzve që bombardohen nga marrëzia e yshtur prej një mijë e një arsye, ca kanë marrëzinë që yshten nga frika se po u vjen dita të përballen me të shkuarën e tyre në praninë e një prokurori e gjykatësi, ca kanë marrëzinë e protagonizmit që u yshtet nga padija, ca kanë marrëzinë e të qenit kundër edhe kur në një rast si ky nuk është çështja kush e bën, qeveria, apo një parti që s’ke votuar, por çfarë bën e çfarë sjell për ty kjo”– tha ai.
Diskutime rreth kësaj post