Kryeministri Edi Rama doli sot sërish në krah të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila është vënë së fundmi nën fokus të akuzave të Presidentit Meta.
“Si mundet të sulmohet egërsisht ministrja e drejtësisë e cila falë kurajos së saj ka hapur një llogari që të tjerë nuk guxuan ta hapinin por as nuk u shkoi ndërmend që ta hapnin, hapën llogari bashkë me ata, kriminelët. Duke konceptuar dhe ligjëruar bashkë me ne 41 bisin. E dini se çfarë është 41 bisi. Është regjimi i mafiozvëe që solli aq shumë telashe për jo pak njerëz që e ngritën atë regjim dhe ndërkohë mbrohen demonët, demonët, ata që janë të dënuar nga gjykata jo të dyshuar nga policia se ju nuk dini se ca flisni.
E kam me të gjithë ata që flasin për këtë punë, kur flasin për këtë polici, për shtet policor janë të dënuar jo të dyshuar janë njerëz të cilët çohen tek SPAK, jo si të dyshuar por si të dënuar që posedojnë asete dhe pasuri që janë produkt i dyshimtë, nga vijnë këto pasuri dhe si mundet që të arrihet në këtë absurd që të konsiderohet kapje e shtetit fakti që akti normativ ligji special i imponon ministrit të brendshëm…
Keni parë ju atë që ka ndodhur shumë e shumë vite në Shqiëpri që ministria e brenshme policia dhe shërbimit jo vetëm që nuk janë ulur me njëri tjetrin por e kanë luftuar me njëri tjetritn, ku e keni parë ku, këto janë broçkulla.
Italia finalizoi momentin e zbythjes së mafies në të njëjtën mënyrë. Këtu në vitin 2020 të çohen autoritete publike por edhe shtetërore si ai që rrinë në majë të piramidës dhe kërkon revolucione dhe ta konsiderojnë mëkat të qeverisë, një mëkat aq të madh saqë jepen si prova kuptimplotë dhe përfundimtare për ta shporrur këtë qeveri.
Po ashtu është në fakt kjo është e vërtetë, se unë nuk mund të them se zotrote që fole me përpara skam arsye ta them këtë jo se nuk të njoh nga vjen po stë kam parë asnjë të shfaqer në një lidhje direkte dhe indirekte me këto subjekte.
Ky moment në historinë e vendit duhet të shihet o sot o kurrë. Ilir Meta ka të gjithë arsyet ta shikojë si një moment o sot o kurrë. Se sot vija ndarëse e të ardhmes dhe të shkuarës po bëhet e pafshirshme me gomë, për pazaret politike… Sepse prokurorët nuk janë siç kanë qenë, sepse sot është marrë një vendim solemn për ti dhënë një goditje krimit të organizuar.”, u shpreh Rama.
Diskutime rreth kësaj post