Në fakt duket si një komplot i filmave fiction, por në të vërtetë është një histori që po pushton mediat ndërkombëtare ditët e fundit. Këtë herë ka qenë revista “Globe”, e cila ka shkruar për një vajzë sekrete të Pinceshës Diana, madje që ka lindur edhe para Princit William.
Sot, mendohet që vajza Sarah të jetë 39-vjeçare dhe jeton në Amerikë. Revista ka publikuar një foto të saj dhe të Dianës dhe ngjashmëria mes tyre është e dukshme, por akoma nuk ka asnjë dëshmi ose provë që të përgënjeshtrojë apo provojë që në të vërtetë Sarah mund të jetë vajza e Dianës.
Sipas raportimeve të revistës, Sarah ka lindur nga një ovulë e princeshës, e fekonduar nga princi Charles dhe që më pas është vendosur në barkun e gruas së mjekut të familjes. Vajza sekrete lindi në tetor 1981, 8 muaj përpara lindjes së William. Deri në moshën 20-vjeçare, kohë kur ka gjetur një ditar dhe ka zbuluar gjithçka, Sarah nuk dinte asgjë për jetën e saj, madje e dinte se prindërit kishin vdekur. Pas vdekjes së princeshës Diana, ajo ka emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vijon jetën e saj normalisht edhe sot.
Diskutime rreth kësaj post