Ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili thotë se, situata e COVID-19 në Shqipëri nuk është menaxhuar me kritere shkencore. Sipas tij janë bërë gabime trashanike për shkak se ka udhëhequr politika dhe jo profesionistët e shëndetësisë.
“Sugjerimet e mia nuk kanë pasur të bëjnë me politikën por me angazhimin tin në këtë fushë. Jam përballur me arrogancë. Nuk e kuptoj se si kryeministri mund të më përgjigjet mua kur unë jam një profesionist i kësaj fushe. U bënë gabime trashanike sepse ndoqëm një politikë kufizimesh që nuk kishte asnjë sens profesional dhe logjik. Nuk kishte asnjë model të ngjashëm të bllokimit”, – thotë Vasili.
Sipas zv. kryetarit të LSI-së këtë e dëshmon shumë mirë shtimi i rasteve gjatë dy javëve të fundit.
“Këta thonë fajin e ka populli. Para dy muaj e ca thoni faleminderit popull. Populli nuk ka gabuar asnjëherë, gabojnë ata që udhëheqin. Janë shumë popuj të përfshirë nga pandemia, të tërë testuan. Tashmë Italia është e hapur dhe nuk ka shtim të rasteve. Pse ndodh ky paradoks në Shqipëri? Më vjen keq që disa profesionistë thonë se meqë u hapëm, raste shtohen. Më vjen turp që e thonë këtë gjë. Përse vendet e tjera nuk kanë shtim të rasteve?”, – u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post