Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu, shprehet se nga sonadazhet që janë kryer në vendet e Ballkanit, kryesisht te të rinjtë, tregojnë se 71% e tyre duan të largohen nga vendet e tyre.
“Sondazhet tregojnë se 82% e të anketuarve në të gjithë Ballkanin janë shprehur se institucionet më të korruptuara në vendin e tyre janë partitë politike. Nuk thonë më qeveritë. Pra të parat dalin partitë politike. Këto shifra të bëjnë të kuptosh se çfarë trendi ka politika në të gjithë rajonin.
71% e të rinjve duan të largohen nga vendet e tyre. Numri i atyre që flasin për probleme madhore janë gjithmonë e në rritje. Këto janë situata thuajse kudo problematike. Për herë të parë e kanë theksin direkt tek baza e problemit, tek partia politike e cila është qeveria e së nesërmes.
Duke mos pasur demokraci të brendshme, duke mos pasur karrierë politike të vlerësuar, meritokraci…kanë filluar të kuptojnë se që nuk është problemi se kush do të jetë ministri nesër, por çfarë vendos kryetari i një partie. Për mua është shifra më shqetësuese në perceptimin publik të këtij viti”, – tha Bregu në emisionin “Provokacija”.
Më tej, Bregu tha se shqetësues është fakti se pjesa që po largohet janë “truri” i vendit, janë të rinj që ndihen të papërfaqësuar në sistemin politik.
“Trendi është që “truri” po largohet sepse nuk e ndjejnë vetën të përfaqësuar në sistemin politik. Por shohin edhe që në administrata ka më shumë nivel mediokriteti që nuk përputhet me ambicien e tyre. Dëshira për tu larguar në mënyrë masive është ngulmuese nga viti në vit. Në asnjë vit nuk shohim se ka një ulje të largimit të “trurit” dhe as të dëshirës për të ikur.
Problemi kryesor është se kush do të punojë, kush do ta bëjë ndryshimin, kush do t’i popullojë vendet tona. Është një problem shumë i madh në Ballkan pjesa e demografisë. E uljes së numrit të lindjeve.
Politika nuk ka nevojë vetëm për vizion të ri, është pjekuria apo dëshira për të bërë ndryshim. Ashtu si çdo profesion ose je për politike ose nuk je për politikë”, – tha më tej Bregu
Diskutime rreth kësaj post