Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho thekson se testimi mbetet baza e përgjigjes për këtë pandemi. Dasho pohoi se pa të dhëna të besueshme është e vështirë që të ndërtosh një përgjigje efektive ndaj COVID-19.
Postimi i mjekut:
“NJË SHEMBULL NGA FQINJËT
Pavarësisht se 3 “T-të” e devizës Test-Test-Test kanë ndryshuar dhe ajo tashmë është transformuar në Test-Track-Treat (testo-gjurmo-trajto), testimi mbetet baza e përgjigjes. Kjo sepse, pa të dhëna të besueshme, është e vështirë të ndërtosh një përgjigje efektive ndaj COVID-19.
Që në fillimet e epidemisë, Serbia ngriti një rrjet laboratorësh që për nga balanca midis kostos dhe cilësisë përfaqësonte zgjedhjen më të mirë të mundshme në treg.
Sot Serbia teston 5-6 herë më tepër se Shqipëria dhe kurba e epidemisë në këtë vend i lejon politikëbërësve të marrin masa të bazuara mbi evidenca dhe, po ashtu, të shohin efektin e masave të marrin.
Shembujt e mirë nuk janë vetëm në Gjermani, ato gjenden edhe në vendet e ngjashme me ne. Rëndësi ka t’i evidentojmë dhe t’ua përshtatim kushteve të Shqipërisë.”, shkruan mjeku.
Diskutime rreth kësaj post