Kreu i PD, Lulzim Basha është në kërkim të ekipit te ri drejtues me të cilët synon te rikthejë Partinë Demokratike në pushtet. Burime nga selia blu kanë deklaruar se kryetari demokrat i ka besuar drejtimin e fushatës elektorale Alfred Rushaj, ish-zv/ministër në qeverinë Berisha edhe pse na ndajmë shumë muaj nga zgjedhjet.
Të njëjta burime konfirmojnë se nisja e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve të mundshëm për deputet në selinë blu ka prodhuar dy dorëheqjet e para nga radhët e drejtuesve lokal. Ata janë kryetari i degës Fier Luan Baçi dhe ai i Korçës Andrea Mano kanë hequr dorë nga mandati në respekt të parashikimit të udhëzimin të ri që drejtuesit lokal duhet “të zhvishen” nga funksionet e tyre nëse duan të përfshihen në garën për deputet.
Drejtuesit lokal kishin afat 5 ditë për të paraqitur heqjen dore nga funksioni partiak, ndërsa kryesia e partisë, brenda 5 ditëve do duhet të komandojë një kryetar deri në zhvillimin e kuvendit të ri të degës.
Diskutime rreth kësaj post