Gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve, doktoreshë Silva Bino theksoi se është trefishuar numri i testimeve për të zbuluar rastet aktive.
“Situata duket jo keq, kemi trefishuar testimet këtë muaj dhe është 5% pozitivitet. Për shembull kemi nën 5%, pra 3%, një indikator që duhet ta ruajmë, prandaj po marrim masat të rrisim numrin e testimeve dhe të gjejmë rastet aktive.
Po përdorim disa metodika të reja për gjetjen aktive të rasteve, duke përfshirë mjekun e familjes. Aktualisht kemi në dy qytete transmetim të virusit, Tirana dhe Kruja, dhe vetëm në Shkodër kemi evidentuar raste. Në zonat e gjelbra janë pa raste, pavarësisht rritjes së testimeve” – tha ajo.
Edhe drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico u shpreh se “Po rrisim testimet, por po angazhohemi për një fushatë komunikimi për masat lehtësuese. Duket sikur do të jetë një përsëritje e ‘lani duart…etj.’ Kanë përfunduar protokollet për grupimet e bizneseve të reja që do të vijojnë normalisht në monitorim. Dhe besoj se do të vijojmë me këto shifra inkurajuese, mbase do të jemi në gjendje që vlerësimi i lehtësimit të masave të mos bëhet në harkun e intervaleve dy javore, por një javore, më dinamikë”, – u shpreh Fico.
Diskutime rreth kësaj post