Me anë të një lidhje ‘Live’ kryeministri i vendit, Edi Rama, më në fund ka vendosur të prezantojë Komitetin Teknik të Ekspertëve që janë në vijën e zjarrit çdo ditë në luftën ndaj koronavirusit.
Në këtë mbledhje ‘live’ me kryeministrin janë mjekët, Tritan Kalo, Najada Cobo, Albana Fico, Silva Bino, Skënder Brataj, Mira Rakacolli dhe Andi Koraqi. Komitetin Teknik i Ekspertëve po diskuton me kryeministrin Rama për situatën e koronavirusit në vend dhe masat që duhen marrë.
Duke folur pas raportimit të bërë nga mjeku I njohur Tritan Kalo, Rama theksoi se “jam I shqetësuar për mundësinë që në kushtet e hapjes, njerëzit të harrojnë që faktikisht jemi të hapur, por e kemi mes nesh armikun e padukshëm”.
Sipas tij, “nëse nuk respektojmë rregullat e thjeshta e të njohura mund të biem pre e një vale tjetër. Se vala e dytë nuk është një riardhje e virusit me forca të reja, por është dorëzimi I njerëzve për shkak të sjelljes së gabuar në pushtetin e virusit. Është një sfidë e madhe, të shpresojmë që të jemi të kujdesshëm dhe njerëzit të bëjnë si duhet detyrat e tyre të thjeshta” – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post