Kreu i LZHK Dash Shehi, bëri të ditur sot se në zgjedhjet e 25 prillit opozita e bashkuar do të dalë me një platformë të përbashkët, por mund të ketë dy lista deputetësh.
“Do shkojmë me platformë të përbashkët. Për të zgjeruar numrin e deputetëve mund të ndahen dhe në dy lista. Po presim për të treguar dhe respekt ndaj kërkesës së Metës në Venecia. Nëse do ketë hapësirë për të përmirësuar ligjin e zgjedhjeve e mirëpresim. Ne si individë dhe si parti propozojmë të përfaqësohemi në parlament dhe të fusim sa më shumë deputetë në lista”, – tha Shehi në Report Tv.
Ndërkohë, deri më sot nuk ka një vendim nga opozita e bashkuar në lidhje me mënyrën e garimit në zgjedhjet e 25 prillit, përveç kësaj deklarate të Shehit.
Diskutime rreth kësaj post