Ish-ministri i LSI-së Edmond Panariti njoftoi sot përmes një postimi në rrjetet sociale se pas 16 vitesh do të shkëpusë çdo angazhim të tij me LSI. Shkëputje kjo që erdhi për arsye se Presidenti Meta i ofroi postin e shefit të kabinetit në Presidencë.
Në lidhje me këtë lëvizje reagoi edhe vet Presidenca, e cila shpalosi edhe sfidat e këtij institucioni.
Mirëpo analisti politik Afrim Krasniqi, shpjegon se roli dhe detyra e re e Panaritit në Presidencë nuk është as funksion kushtetues dhe s’ka as kompetenca jashtë zyrës, por kufizohet vetëm te koordinimi i kabinetit të tij drejtimi i axhendës së PR.
Për rjedhojë, detyra e Panaritit s’ka asnjë lidhje me sfidat që Meta ka shpalosur sot si prioritete, të tilla si shpopullimi i vendit; sfidat e faktorit shqiptar apo menaxhimi i pandemisë – por prej kohësh kanë qenë akuzat kryesore që Meta por dhe opozita kanë përdorur kundër maxhorancës.
“Drejtori i Kabinetit drejton axhendën e PR & koordinon kabinetin e tij. Kaq. Nuk është funksion kushtetues dhe as me kompetenca jashtë zyrës. Urime Panaritit, por këto sfidat e cituara s’kanë asnjë lidhje me detyrën & rolin e ri, as në modelin tonë & as në modelin “danez” të PR!!”, shprehet Krasniqi Twitter.
Diskutime rreth kësaj post