I ftuar në emisionin “Jashtë Loje”, zv. Kryeministri Erion Braçe rrëfen të gjithë dashurinë që ka për vajzën dhe si i ka ndryshuar jetën ajo.
“Marrëdhënia me Anjën është sa e bukur edhe aq edhe e vështirë, e vështirë në aspektin ngaqë unë kam parë shumë. I dua shumë gratë dhe vajzat, sidomos vajzat që duan përpiqen, të jenë vetvetja, por mbi të gjitha edhe të pavarura. Insistimi im shkon në një kah tjetër, që ka të bëjë me të edukuarit, me të mësuarit, jo për të mburrur babin kudo… por mbi të gjitha për tu bërë e pavarur, për të pasur fuqinë e një vajze që nuk varet nga kurkush, varet nga prindërit e saj, nuk varet as nga ai me të cilin do të ndajë jetën nesër. Kështu që, kjo pjesë mbase është e parakohshme, për t’ju imponuar Anjës, por natyrisht është një bisedë që vijon, vijon, nuk mbaron.”
I pyetur nga moderatorja Sidorela Gjoni, se sa e ndryshoi Anja jetën e tij, Braçe shprehet se e ka ndryshuar pafund.
“E ndryshoi pafund sepse sjell një ndjenjë përgjegjësie që është përtej asaj që ti ke përjetuar deri në momentin që ti bëhesh prind. Nuk mund të përgjigjesh më vetëm për veten, por përgjigjesh edhe për atë që ke sjellë në jetë.
Imagjinoni… unë e kam problem avionin, por kur kam udhëtuar me Anjën, ai problem shumëfishohet, shumëfishohet sepse mendon që je në ajër dhe je me dike tjetër në krah, që është gjaku yt, që është shpirti yt, është zemra jote. Kështu që pa më të voglin diskutim që ndjenja e përgjegjësisisë është komplet tjetër në momentin që bëhesh prind.”
Ndërkaq, karakteristika ku ngjason Anja me të, Braçe thekson se është një veti që e ka trashëguar nga ai.
“Ka një karakteristikë që mbase e kam zbuluar unë, duke e njohur veten edhe duke kërkuar edhe te Anja që të më ngjajë, kur vjen një moment do që të të ngjajë… dhe është këmbëngulja e saj për të çuar gjërat deri në fund. Në momentin që ka një detyrë për të kryer, nuk ka si Anja që shikon gjërat më të imta fare që ajo apo ai që do të jetë produkti I saj në fund të asaj detyre, duhet të jetë perfekt.”
Sa i përket profesionit të vajzës, Braçe është i mendimit që ka ikur koha për t’ju imponuar fëmijëve zgjedhjen që duhet të bëjnë sepse është një betejë e humbur.
“Anja ka gjithë lirinë që të zgjedhë atë që e bën të zonjën, e bën të pavarur dhe e bën të fortë për të përballuar gjithçka që ka përpara.”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post