Në emisionin “Jashtë Loje” moderatorja gjeti shkak ta ngacmojë Erion Braçen për komentet që shpërthyen mes tij dhe Bashës, duke qenë se një pjesë e emisionit realizohet brenda në makinë.
Gjatë intervistës, Braçe e ironizon sërish Bashën duke i kujtuar nuk kishte lidhje me gjatësinë, por mbi të gjitha ai po drejtonte mjet pa patentë.
“Pavarësisht se një burrë pa karakter nuk u përgjigj kurrë për këtë punën e rripit, por u mor me gjatësinë time, kam gjatësinë e detyrueshme sipas ligjit për të mbajtur rrip.
Kështu që për çdo rrip apo rryp që u mor me këtë pjesë domethënë, e mira është që të përcjellë mesazhin e sigurisë edhe kur është në makinë.
Nuk ka lidhje me gjatësinë, ai nuk kishte patentë, pra në qoftë se unë dhe juve dalim në rrugë pa patentë pa dokument të aftësisë për të drejtuar mjetin konkret ligjor e në afate që parashikon ligji, po të na ndalojë policia na gjobit etj.
Zotëria (Lulëzim Basha) i ka dhënë vetes imunitet që prej 4-5 vitesh të jetë pa patentë fare të dali në rrugë të bëjë qesharakun edhe kur nuk ja kërkon njeri.”, shprehet Braçe duke i dërguar një mesazh Lulzim Bashës.
Diskutime rreth kësaj post