Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zgjatjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të COVID-19 nga qeveria Rama. Ai theksoi se zgjatja e fatkeqësisë natyrore është bërë nga ekspertët, ndërsa thekson se kjo nuk është në favorin e kryeministrit, pasi mund të sjellë probleme ekonomike.
“Ne varemi nga komisioni përkatës i epidemiologjisë. Kryeministrit nuk i intereson bllokimi sepse i shkatërrohet tregu. Mendimi shkencor nuk mund të shpërfillet. Nëse t’i gabon shkon në burg. Në SHBA, masat nuk i ka kërkon presidenti, por ekspertët, prandaj ai është i shqetësuar.
Kryeministri nuk është i plotfuqishëm në këto momente. Ne jemi në një situatë të rëndë dhe duhet ta respektojmë atë. Unë di se gjithçka matet nga parametrat dhe kjo na mjafton të jemi disi optimist për të ardhmen.Mendimi shkencor ka lidhje me shëndetin e njerëzve, nëse ky nuk e përfill bën vepër penale.
Nuk e ka Rama në dorë, por komisioni epidemiologjik. Ata e dinë se si mund të ruhet shoqëria. Logjika më thotë se ky nuk ka në interes të zgjasë karantinën.
Ky ka sukses në goditjen e pandemisë, por nuk e dimë se si do të kalojë në momentet ekonomike. Nëse ne kalojmë nga pandemia në një krizë ekonomie, suksesin e parë ta harrojnë nëse vjen gjendja te uria”.-tha Ngjela në një intervistë për A2.
Diskutime rreth kësaj post